Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, të cilët dyshohet se si pjesë e një grupi kriminal ishin të përfshirë në grabitje të dhunshme të bankomatëve përmes përdorimit të eksplozivëve.
Sipas njoftimit të policisë evropiane (EUROPOL), ky grup qendrën kryesore e kishte në Holandë, përkatësisht në zonën më të gjerë të Utrechtit, me disa anëtarë të vendosur edhe në Amsterdam.
“Hetuesit dyshojnë se ata janë përgjegjës për një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani, Zvicër dhe Francë, duke përdorur teknika të sofistikuara për të shpërthyer bankomatët dhe për të marrë paratë brenda tyre”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Gjatë operacioneve policore, janë konfiskuar 360 mijë euro para të gatshme dhe mbi 600 mijë euro në kriptovaluta, si dhe pajisje teknike dhe automjete të dyshuara se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale.

Vlera e dëmeve materiale të shkaktuara nga këto grabitje llogaritet të jetë të paktën 1.5 milionë euro, ndërsa grupi thuhet se ka arritur të grabisë së paku 1.2 milionë euro.
“Sulmet janë kryer kryesisht në zona të banuara, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e EUROPOL-it transmeton Klankosova.tv.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet evropiane po punojnë për identifikimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...