Një video amatore shfaq momentet dramatike kur nga motori i një aeroplani të tipit Boeing 737-800 i aviokompanisë United Airlines nxjerr flakë, pasi kishte goditur një kafshë gjatë ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Denverit të dielën.
“Po del zjarr nga motori i djathtë i aeroplanit”, i paralajmëroi pilotët kontrolli i trafikut ajror, siç u dëgjua në audion e regjistruar nga faqja e internetit LiveATC.net.
“Ne mendojmë se kemi humbur motorin tonë”, u përgjigj piloti.
Fluturimi 2325 i United Airlines u nis të dielën nga Denveri për në Edmonton, Kanada, me 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.
Ekuipazhi raportoi se kishte goditur një kafshë gjatë ngritjes, tha FAA në një deklaratë. Ata nuk e specifikuan kafshën, megjithatë lepujt u raportuan në pistë në momentin e incidentit.
Megjithatë, pilotët arritën ta aterojnë sigurtë në pistë dhe të gjithë pasagjerët që gjendeshin brenda, janë dërguar në një aeroplan tjetër për të vazhduar udhëtimin për në Edmonton.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...