Sulmet nga forcat amerikane dhe izraelite ndaj Iranit kanë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 82,000 objekte civile, raportoi të martën Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.
“Midis ndërtesave të dëmtuara janë 62,000 shtëpi, 281 qendra mjekësore, spitale dhe farmaci”, tha kreu i organizatës Pirhossein Kolivand .
Ai shtoi se 498 shkolla u dëmtuan në sulme të drejtpërdrejta ose sulme ndaj ndërtesave pranë tyre, dhe se organizata e tij ishte gjithashtu një objektiv sulmesh.
“Raketat goditën 17 pika shpëtimi dhe 12 automjete shpëtimi’, tha Kolivand.
Ai theksoi veçanërisht incidentin në Lar në jug të vendit.
Në një video të publikuar nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe, ai tha se “nuk kishte mbetur asgjë nga ambulanca kur të plagosurit po transportoheshin”.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan