Një gjykatës ka bllokuar përkohësisht vendimin e presidentit, Donald Trump që të vendosë 2200 punëtorë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në pushim me pagesë, disa orë përpara se të ndodhte.
Gjykatësi Carl Nichols lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm “të kufizuar”, në përgjigje të një padie të minutës së fundit të ngritur nga dy sindikata që përpiqeshin të shpëtonin agjencinë.
Urdhri do të qëndrojë në fuqi për një javë, deri më 14 shkurt në mesnatë, shkruan BBC.
Trump ka argumentuar se USAID, agjencia e ndihmës jashtë shtetit, nuk është një përdorim i vlefshëm i parave të taksapaguesve dhe dëshiron ta çmontojë atë – ai planifikon të lërë në pushim pothuajse 10 mijë punonjësit e agjencisë, përveç 611 punëtorëve.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...