Një vajzë 10 vjeçare ka lindur sot në Indi, si shkak i dhunimit, pasi i është refuzuar kërkesa për abort nga Gjykata Supreme në këtë vend.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mirëpo vajza nuk ka njohuri se ka lindur. Asaj i është thënë se do të operohet për shkak të disa problemeve në stomak.
Shtatzënia e saj ishte zbuluar, pasi është dërguar në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha, disa muaj më parë.
Raportohet se vajza është dhunuar nga xhaxhai i saj, i cili tashmë është arrestuar.
Prindërit e vajzës kanë refuzuar ta marrin foshnjën e sapolindur dhe janë pajtuar që ajo të adoptohet.
Gjykata Supreme nuk i ka lejuar abortin, për shkak se gjendja e vajzës është zbuluar vonë, dhe një gjë e tillë do të ishte “shumë e rrezikshme”.
Çështja e vajzës 10 vjeçare është dominuar në mediat indiane gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kanë bërë të ditur se ky është rasti i parë i një lindje në moshë kaq të re.
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...