Gjykata e Qarkut në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm një grua nga Kosova.
Siç shkruan media gjermane t-online, 25-vjeçarja, në gushtin e vitit të kaluar e kishte larë vajzën e saj me ujë shumë të nxehtë sa ajo pësoi djegie me rrezik për jetën.
Gruaja s’e kishte dërguar të bijën fare te mjeku, shkaku se nuk kishte sigurim shëndetësor.
Kosovarja kishte frikë se nuk do të mund t’i përballonte shpenzimet.
Sipas gjykatës, ajo e kishte trajtuar fëmijën krejt në mënyrë joadekuate.
Gruaja e kishte lyer me krem dhe e kishte fashuar katërvjeçaren por ajo vdiq pas 12 ditësh.
E pandehura gjatë gjykimit tha se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë.
Gruaja ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vet vajza./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë