Gjykatës së lartë franceze i është kërkuar që ta hedhë poshtë vendimin e 26 qyteteve franceze për të ua ndaluar grave myslimane veshjen e rrobave të notimit që mbulojnë tërë trupin, të njohura si burkini, në plazhet franceze.
Një grup për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë kundër islamofobisë argumentojnë se kjo ndalesë shkel ligjin francez.
Kryetaravëte e Komunave, e veçanërisht të komunave të rivierës, thonë se ndalesa po mbron rendin publik për laicizmin.
Sondazhet publike sugjerojnë se shumica e francezëve janë në favor të ndalesës, ndërsa myslimanët thonë se po trajtohen padrejtësisht.
Sipas një sondazhi të IFOP, 64% e francezëve janë në favor të ndalesës, ndërsa 30% janë indiferent ndaj saj, transmeton Express.
Kjo ndalesë duket se i ka ndarë anëtarët e lartë që Qeverisë franceze.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...