Ilir Meta reagoi nga qelia përmes një audioregjistrimi pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e depozituar prej tij duke e lënë në masën e arrestit me burg.
Meta e cilëson vendimin një hap pozitiv për të tejkaluar një pengesë fiktive drejt Gjykatës së Strasburgut, ku siç tha do dalë i fituar.
“Për çështjen Meta sot hodhëm një hap pozitiv se kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston që të ecim më shpejt në Gjykatën e Strasburgut, ku do fitojmë siç kemi fituar edhe në Venecia kundër ramareformës. Dhe mos harroni se 2 marsi po vjen dhe 5 vjetori i mitingut madhështor falë të cilit u çmontua botërisht ramareforma si pjellë e ligjeve antikushtetues. Iu bëj thirrje gjithë simpatizantëve të PL, të gjithë drejt 11 majit, bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen që narkoregjimi të hidhet në Lanë”, dëgjohet të thotë presidenti i PL me mesazhin e tij./euronews
LEXO EDHE:
Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...