Gjykata e Apelit në Austri ka autorizuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për oligarkun ukrainas Dmytro Firtash, i cili akuzohet për dhënie të rryshfetit.
Firtash konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë dhe aleat i presidentit të rrëzuar nga pushteti, Viktor Janukoviç, transmeton portali arbresh.info.
Ai është arrestuar në Austri në mars të vitit 2014.
Manjatini i gazit u lirua nga burgu 10 ditë pas arrestimit pasi dorëzoi 125 milionë euro, që njihet si rekord për gjykatat në Austri, por ai është liruar me kusht që të qëndrojë në vend.
Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat se ai dhe pesë persona të tjerë kanë paguar 18.5 milionë dollarë rryshfet drejt zyratërve indianë për të siguruar lincencat e minierave me titan gjatë vitit 2016.
Firtash ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht./Arbresh.info
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...