Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 11 alpinistëve të tjerë në majën më të lartë të Malajzisë të shtunën, një ditë pasi ajo ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 13.
Gjashtë persona janë akoma të ngujuar në 4095-metra në malin Kinabalu në shtetin lindor Sabah të Borneos, ku një tërmet me magnitudë 5.9, të premten ka shkaktuar rrëshqitje të gurëve dhe shkëmbinjve poshtë në rrugët e pistave duke ngujuar dhjetëra alpinistë.
“Kjo është një ditë shumë e trishtuar për Kinabalu,” tha ministri i turizmit Sabah Masidi Manjun.
Nëntë nga trupat e gjetur të shtunën u dërguan jashtë me helikopter, ndërsa dy të tjerët u sollën poshtë në këmbë, tha zyrtari i policisë e qarkut Farhan Lee Abdullah.
Shumica e alpinistëve të tjerë zbritën poshtë malit në errësirë të shtunën, disa me gjymtyrë të thyera dhe një në gjendje koma.
Dy të vdekur janë nxjerrë të premten në mbrëmje ku njëri ishte udhëzues lokal 30-vjeçar dhe një nxënës 12-vjeçar nga Singapori, tha Farhan.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...