Qeveria gjermane do të zgjasë ndalimin për eksportimin e armëve në Arabinë Saudite, citon Reuters një burim të paidentifikuar nga qeveria gjermane. Ndalimi do të zgjatet për shkak të luftës në Jemen dhe për shkak se social demokratët gjermanë ende kundërshtojnë heqjen e moratoriumit.
Nga ana tjetër, AP raporton se deputeti Jurgen Hart tha se Berlini duhet të rishqyrtojë ndalimin e tij për eksportimin e armëve në Arabinë Saudite përballë sulmeve mbi objektet e naftës në vend.
Ai tha se heqja e ndalimit të eksportit në sistemet e armëve ishte në interesin strategjik të Gjermanisë për të ndihmuar Arabinë Saudite të mbrohej.
Gjithashtu i bëri thirrje Berlinit të rishqyrtojë politikën e saj ndaj Iranit, duke deklaruar se “nuk ka prova të qarta të sulmeve ajrore të drejtpërdrejta të Iranit në rafinerinë saudite, por bashkëpunimi i ngushtë i Iranit me rebelët Huthi në Jemen është i dukshëm.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...