Të gjithë personat që kanë qëndruar në vendet me rrezik para se të hyjnë në Gjermani, duhet që parimisht të futen në karantinë, njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Shkup, duke theksuar se kjo vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Pasi që vendi aktualisht është regjistruar si “rajon me rrezik të lartë infeksioni me virusin korona”. Ambasada shton se detyrimi për karantinë zbatohet pavarësisht nga shtetësia.
“Të gjithë personat janë gjithashtu të detyruar që para hyrjes në vend të tregojnë test për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, rezultati i të cilit duhet të merret me vete në letër ose si një dokument elektronik në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht”, thuhet mes tjerash nga Ambasada.
Për të gjithë udhëtarët që vijnë ose kthehen në Gjermani, vlen edhe rregulli i regjistrimit të detyrueshëm online në www.einreiseanmeldung.de – para se të hyjnë në vend.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë që nga e diela janë vendet e mëposhtme evropiane: Maqedonia e Veriut, BiH, Serbia, Kosova, Sllovenia, Shqipëria, Spanja, Portugalia, Estonia , Letonia, Lituania, Andorra dhe Republika Çeke. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Irlandën e Veriut, Afrika e Jugut dhe Brazili janë regjistruar si vende ku ka mutacione të virusit./AA/
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora