Për të gjithë kategorinë e personave që vijnë në Gjermani për qëllime ekonomike ka rrugë ligjore që duhen ndjekur për të siguruar mundësinë e qëndrimit në Gjermani…
Ndërsa nga njëra anë Bundestagu Gjerman i ka bërë tepër të qarta qëndrimet zyrtare kundër azilkërkuesve politik të rremë që vijnë nga Ballkani Perëndimor, politikat shtrënguese që planifikon të ndërmarrë duket se nuk do të penalizojnë ato kategori personash që hyjnë në Gjermani për qëllime ekonomike e që arrijnë të sigurojnë një punë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë për një vizitë pune, sekretari gjerman i shtetit Jorg Asmussen i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi qëndrimin e pritshëm të qeverisë gjermane ndaj të gjithë atyre azilkërkuesve shqiptarë që falë njohjeve dhe aftësive profesionale kanë arritur të sigurojnë një vend pune në gjermani.
“Për të gjithë kategorinë e personave që vijnë në Gjermani për qëllime ekonomike ka rrugë ligjore që duhen ndjekur për të siguruar mundësinë e qëndrimit në Gjermani, sikurse mund të jetë mundësia e sigurimit të kartës blu të Bashkimit Europian, apo mundësia e gjetjes së një vendi pune në listën me 140 profesione të munguara që në gjermani ka mungesa të theksuara.
Pra edhe ky grup njerëzish që shfrytëzojnë mundësitë ligjore për të siguruar leje qëndrimi në Gjermani janë përzemërsisht të mirseardhur tek ne. Por duhet thënë që ka njerëz që nisur nga arsye të pastra ekonomike vijnë në gjermani dhe kërkojnë azil politik. Mendoj se kjo nuk është rruga e duhur. Në 8 muajt e fundit të këtij viti kemi patur rreth 39 mijë azilkërkues nga Shqipëria dhe vetëm 0.2 për qind e këtij kontingjenti kanë përfituar të drejtën për azil”, ka thënë Asmussen, raporton BW.
Ndërkohë Gjermania ka njoftuar riatdhesimin duke nisur nga sot të 540 azilkërkuesve shqiptarë.
Në datën 23.09, ora 14:55 – rreth 100 persona
Në datën 24.09, ora 15:35 – rreth 190 persona
Në datën 30.09, ora 14:10 – rreth 70 persona
Në datën 02.10 – rreth 190 persona
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...