Qeveria gjermane hodhi poshtë pretendimet greke në lidhje me riparimin dhe kompensimin e dëmeve të Luftës së Dytë Botërore, dhe refuzoi kërkesën e ministrit grek të drejtësisë Nikos Paraskevopoulos mbi konfiskimin e pasurisë gjermane në Greqi, njoftuan sot mediat gjermane.
”Çështja e dëmshpërblimeve dhe pagesat e kompensimit është ligjërisht dhe politikisht e përfunduar, ” tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.
Një zëdhënës i Ministrisë së Financave përsëriti të njëjtën gjë dhe tha se ky kapitull ligjërisht dhe politikisht është i përfunduar dhe se nuk ka diskutime aktuale mbi subjektin as në mes të kancelares Angela Merkel dhe kreut grek të qeverisë, as të ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schaeuble me homologun e tij grek.
Nga ana tjetër, politikania e partisë opozitare Levica Annette Grot kërkoi që Gjermania të paguaj Greqinë në vlerë prej 11 miliard euro.
”Është obligim moral i Gjermanisë të paguaj këtë dëmshpërblim, edhe në qoftë se ka mendime të ndryshme. Unë konsideroj se propozimi i Ministrit grek të financave Janis Varufakisa është i saktë” , tha Grot.
Kryeministri grek Alexis Tsipras i tha parlamentit se Greqia do të respektojë detyrimet e veta ndaj kreditorëve, duke përfshirë edhe Gjermaninë, por që nuk do të heqë dorë nga kërkesat e prera për dëmet e tyre nga Lufta e Dytë Botërore”./arbresh.info/
Kurti përkujton Dëshmorin e Kombit, kolonel Rashit Mustafa &...
Protestat opozitare në Beograd, Blerim Vela: Fjalët e Vuçiqi...
Shtyhet dezinsektimi në Komunën e Prishtinës, shkak kushtet ...
Marotta: Ëndrra e Interit mund të bëhet realitet kundër Man ...
Haradinaj: Lidhja e Prizrenit njëra ndër ngjarjet më të madh...
Muralja e Lionel Messit në Tiranë, jehonë në mediat ndërkomb...