Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak.
Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak.
Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).
Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.
Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë – nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë./abcnews
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...