Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass u ka bërë thirrje vendeve europiane që të mos rihapin destinacionet turistike, pasi sipas tij rrezikojnë nga një valë tjetër e infektimit nga Covid-19.
“Një garë mes vendeve europiane për të parë se cila do të hap së pari sezonin turistik, mund të dërgojë në rreziqe të mëdha”, tha ai për gazetën gjermane “Bild am Sontag”, transmeton portal arbresh.info
Në anën tjetër, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë javës së kaluar tha se ‘europianët duhet të tregohen të zgjuar me vendosjen e të bërit pushime verore gjatë rrezikut të pandemisë’.

Mass tha se vendet europiane duhet të bien dakord për kriteret e përbashkëta rreth lirisë së udhëtimit ‘sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt që të jetë e nevojshme’.
“Ne nuk duhet të lejojmë që suksesi i fituar me vështirësi gjatë kësaj kohë të shkatërrohet në fund”, tha Mass, duke përmendut endpushimin austriak të skive Ischgl që u bë vatër e pandemisë në mars./arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...