Personat mbi moshën 12 vjeç në Gjermani do të kenë mundësinë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19), pasi qeveria hoqi listën e prioriteteve të vaksinimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë gjermani, Steffen Seibert, tha se autoritetet shëndetësore miratuan vetëm vaksinën BioNTech/Pfizer për përdorim tek fëmijët mbi moshën 12 vjeç.
Në Gjermani, 38 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 17,5 milionë janë vaksinuar plotësisht që kur vendi nisi fushatën e vaksinimit masiv më 26 dhjetor 2020.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores