Krerët e provincave gjermane u kanë bërë thirrje autoriteteve europianë që të shpejtojnë testimin e vaksinës ruse Sputnik V dhe të parashikojnë përdorimin e saj në të gjithë BE-në sapo të miratohet.
“Është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i miratimit, veçanërisht për sa i përket Sputnik”, tha kryeministri bavarez, Markus Soeder pas bisedimeve midis gjashtëmbëdhjetë udhëheqësve provinciale gjermane dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, transmeton portal arbresh.info
Sipas Soeder, testet e vaksinës ruse në Europë deri me tani kanë treguar se ajo është “shumë e sigurtë” dhe “në disa raste më e mira ndër vaksinat e miratuara”.
“Ne duhet të aprovojmë atë shpejt dhe me efikasitet, pa hyrë në detaje byrokratike”, shtoi Soeder, i cili përmendet si një kandidat i mundshëm pas Angela Merkel.
Dhe kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller, vuri në dukje se Europa “ka nevojë për të gjitha vaksinat që mund të bëjmë”.
“Europa duhet të negociojë shpejt dhe të mos presë miratimin”, tha ai.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi testimin e Sputnik V në fillim të marsit për miratim, dhe disa vende Evropiane tashmë kanë filluar shpërndarjen e tij.
Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) tha të hënën se kishte nënshkruar kontrata për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit me kompani nga Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania, ndërsa pret miratimin e saj për t’u përdorur në Bashkimin Europian.
Bashkimi Europian është duke u përballut me vështirësi të ndryshme rreth furnizimit të vaksinave kundër koronavirusit që janë të prodhuara nga ndërmarrjet farmaceutike perëndimore./arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...