“Gjermania nuk do të tolerojë spiunët e Turqisë në vend”

Hans-Georg Maassen, Germany's head of the German Federal Office for the Protection of the Constitution (Bundesamt fuer Verfassungsschutz) addresses a news conference to introduce the agency's 2015 report on threats to the constitution in Berlin, Germany, June 28, 2016. REUTERS/Fabrizio Bensch - RTX2IODR

22:53 | 19 Janar 2017
Trina Galanxhi

Gjermania nuk do të tolerojë operacionet e zbulimit turk brenda kufijve te saj, tha kreu i agjensisë së brendshme të inteligjencës, pasi kryeprokurori i vendit ka nisur një hetim për spiunim të mundshëm nga ana e klerikëve turq.

Hans-Georg Maassen tha se Berlini ishte shumë i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Turqi, si dhe me operacionet “ndikimit” të drejtuara kundër pakicës turke në Gjermani, transmeton arbresh.info.

“Ne nuk mund të pranojmë agjensitë e zbulimit që janë duke operuar në Gjermani, kundër interesave të vendin dhe kjo është arsyeja pse ne e kundërshtojmë një veprim të tillë”, ka thënë Maassen para gazetarëve në Berlin.

Hetimi ka filluar gjatë kësaj jave, pas një ankese penale të paraqitur në fillim të dhjetorit nga deputeti gjerman, Volker Beck.

Çështja kërcënon edhe më tej lidhjen e tendosur mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Ankaraja ka akuzuar Berlinin për strehimin e militantëve nga Partia Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), por autoritetet gjermane e kanë mohuar një gjë të tillë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale