Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë se Berlini nuk do të lëshojë leje të reja të eksportit të armë për Turqinë pas ofensivës në Sirinë veriore.
Sulmi i Turqisë ndaj milicisë kurdë ka shkaktuar dënim të gjerë ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info.
“Për shkak të ofensivës ushtarake turke në verilindje të Sirisë, Qeveria Federale nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjithë armatimet që mund të përdoren nga Turqia në Siri”, i tha Mass Bild am Sonntag.
Mass njoftoi se nuk do të ndodhë një ndalesë të plotë për shitjen e armëve në Ankara, në vend të kësaj ndalohen vetëm armët që mund të përdoren kundër kurdëve në Sirinë Veriore do të preken.
Armët e eksportuara nën lejet ekzistuese me sa duket do të mbeten të pa ndikuara.
Gjermania shiti më shumë se 240 milionë euro armë në Turqi në 2018, duke përbërë gati një të tretën e eksporteve të armëve të vendit. Ankaraja, një partner i Gjermanisë në NATO, është blerësi numër një i armëve gjermane./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026