Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit ka hyrë në fuqi në 1 qershor dhe kjo është e faza e trete e tij.
Dy fazat e para, në fillim në nëntor 2023 me “kartën blu të BE-së” dhe më 1 mars 2024, i hapën rrugë punonjësve të huaj të ushtrojnë profesionin dhe të jetojnë ligjërisht në Gjermani. Faza e tretë parashikon që personat të cilët kanë emigruar për punë të ftojnë edhe familjarët e tyre.
Më 1 Qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve
Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune. Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë. Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera – Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën.
Faza e tretë është me interes sidomos për profesionet e zejtarisë dhe artizanatit. Kuota për të ardhurit nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, sipas sindikatës gjermane të tregtisë. Pra, 50 mijë punonjës të rinj nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do e kenë më të thjeshtë të aplikojnë në tregun gjerman të punës dhe këtë radhë pa e provuar profesionalizimin e tyre me kualifikime./euronews
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...