Gjermania kritikoi ashpër Turqinë për arrestimin e një avokati të Ankarasë, i cili bëri hulumtime mbi azilkërkuesit, në emër të ambasadës gjermane.
Sipas një deklarate nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), avokati, i cili u arrestua në muajin shtator, besohet se kishte informacione të ndjeshme për azilkërkuesit në Gjermani.
“Tashmë hulumtimi supozohet të jetë në duart e zyrtarëve turq”, thuhet në deklaratë.
Kreu i BAMF, Hans-Eckhard Sommer, theksoi se arrestimi ishte një skandal i politikës së jashtme.
Zyra me qendër në Nuremberg dhe Ministria e Jashtme në Berlin, përdor ndihmën e avokatëve të tillë për të marrë informacion mbi arsyet e largimit të migrantëve nga vendi i origjinës dhe rrezikun e mundshëm me të cilin azilkërkuesit mund të përballen nëse kthehen./ATSH
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...