Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë. Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja.
“Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave” njoftoi Instituti për Epidemiologjinë dhe Virologjinë në raportin e tij javor.
Numrat në rritje të infektimeve vijnë pasi varianti tepër ngjitës “Delta” u kthye në formën mbizotëruese të virusit, duke përbërë 99% të të gjitha rasteve në Gjermani.
Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch” njoftoi se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe se rritja e incidencës në Gjermani u vu re që nga fillimi i korrikut. Kjo u bë e dukshme veçanërisht tek personat e grupmoshës mes 10 dhe 49 vjeç.
Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike./DW
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...
Këta janë anëtarët e propozuar të Bordit të AKP-së
Seanca u thirr pa marrëveshje, VV do ta provojë me diskutim ...
Në seancë nuk shkon as AAK, Tahiri: Spektakël politik