Në 50 për qind të vendeve të punës të krijuara në këtë vend punësohen të huaj, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania.
Duke iu referuar shifrave nga Agjencia Federale e Punës, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shkruan se, në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700 mijë vetë krahasuar me një vit më parë. I njëjti burim sqaron se, gjysma e tyre, apo rreth 370 mijë vetë janë të huaj.
Pjesën dërrmuese të këtyre të fundit e përbëjnë të punësuarit nga vendet lindore të BE-së. Sa iu takon shteteve jugore, niveli më i lartë i punësimit rezulton ai i qytetarëve nga Greqia, Italia, Portugalia e Spanja. Ka edhe një rritje të numrit të refugjatëve të punësuar, ndonëse kjo është më modeste.
Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil i tha të njëjtës gazetë se, pa lirinë e lëvizjes, e cila u vjen përshtat shumë punëmarrësve në Evropë, në profesione të caktuara, tregu gjerman do të haste vështirësi të mëdha.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Horst Seehofer sqaroi nga ana tjetër për “Welt am Sonntag” se ligji i emigracionit do të sqarojë me “kritere të pastra” sesi duhen trajtuar emigrantët, të cilët punojnë prej vitesh me statusin “i duruar” dhe që ndodhen para dëbimit. /TCH/
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...