Gjermania po sheh me shqetësim shenjat e dobësimit të rrjetit të organizatave shumëpalëshe dhe marrëveshjeve të hartuara për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, tha kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konferencë të hënën në Berlin.
Përpara takimit të pritshëm të Grupit të 20-s, vendet me ekonomitë kryesore në botës, ajo tha se organizatat shumëpalëshe, agjencitë e Kombeve të Bashkuara në veçanti, kanë mungesë fondesh të domosdoshme për të luajtur një rol efektiv. Sipas saj vendet që mbanin barrën e krizës së refugjatëve siriane kishin marrë më pak ndihma sesa u ishte premtuar.
Zonja Merkel tha se shpresonte se nuk do të kishte nevojë që Bashkimi Evropian të zbatonte masa hakmarrëse lidhur me mosmarrëveshjet e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se ajo ishte e hapur për bisedime me SHBA-në për një marrëveshje tregtare, por brenda kuadrit rregullator të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kancelarja tha gjithashtu se Gjermania do të punonte me çdo qeveri koalicioni të formuar në Itali, por paralajmëroi se çdo diskutim mbi politikën duhet të jetë brenda rregullave që qeverisin zonën e euros./VoA/
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën