Deri në 100,000 vendime për dhënien e azilit për emigrantët në Gjermani do të rishikohen pasi një hetim zbuloi gabime burokratike, tha Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.
Skandali shpërtheu pasi një ushtari të ekstremit të djathtë iu dha azil pasi u paraqit si refugjat, transmeton portali arbresh.info.
Ministria e Brendshme urdhëroi rikthimin e 2.000 aplikacioneve në rastin e Franco A., një ushtari gjerman me lidhje të ekstremit të djathtë, i cili aplikoi për azil duke u paraqitur si refugjat sirian në 2015.
Vendimi për kërkesën e tij ishte pozitive pasi burrit iu dha një vend në një qendër refugjatësh dhe ndihmë financiare qeveritare.
Franco A. u arrestua në fund të prillit pasi shenjat e gishtërinjve të 28-vjeçarit u gjetën në një armë të fshehur në një banjë në Aeroportin e Vjenës.
Autoritetet gjermane besojnë se ai është infiltruar në qarqet e refugjatëve si pjesë e komplotit ekstremist për të vrarë figura politike dhe për t’i fajësuar emigrantët./Arbresh.info
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit