Sipas hulumtimit të ri, Gjermania me legalizimin e shitjes dhe përdorimit të kanabisit, do të mund të ngrinte ekonominë e këtij vendi në një nivel tjetër.
Nëse gjermanët do të legalizonin marihuanën, nga mbledhja e taksave brenda një viti autoritetet përkatëse do të gjeneronin 3,8 miliardë euro duke kursyer rreth 1,3 miliardë euro tjera në sistemin e drejtësisë dhe policisë, e do të hapeshin 27 mijë vende të reja pune, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Ky raport u publikua nga Instituti DICE pranë Universitetit Heinrich Heine në Dyzeldorf, i cili erdhi në kohën kur po zhvillohen diskutimet për formimin e koalicionit të qeverisë federale.
Aktualisht po zhvillohen bisedimet mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së për potencialin e ligjit për shitjen dhe përdorimin e kanabisit.
Kjo lëndë narkotike në Gjermani përdoret rrugëve legale vetëm për qëllime medicinale, dhe atë vetëm nga viti 2017./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen