Sipas Peter Altmaier, drejtues i zyrës së kancelares dhe koordinator i qeverinë në çështjet e refugjatëve, një numër i papërcaktuar aplikantësh të cilëve iu është refuzuar azili do të dëbohen nga Gjermania në muajt e ardhshëm.
Në një intervistë me gazetën “Bild” të Gjermanisë, Altmaier tha: “Vitin e kaluar, 80.000 njerëz kishin aplikuar për azil dhe kërkesat e tyre u refuzuan.
Ata u kthyen në vendet e tyre të origjinës. Kjo ishte një e statistikë dhe numrat do të vazhdojnë të rriten. Në vitin 2016, u paraqitën 700.000 kërkesa për azil dhe pothuajse 300.000 janë refuzuar. Duam t’i dëbojmë këta persona sa më shpejt, përndryshe kjo do dhunojë kredibilitetin e vendit dhe ligjet e tij”.
Siç është raportuar nga Deutsche Welle (DW), transmetuesi ndërkombëtar i Gjermanisë, nuk është rastësi që Altmaier zgjodhi të nisë një intervistë të tillë aq të shquar me një diskutim rreth dëbimeve të azilkërkuesve.
2017 është një vit zgjedhor dhe politika mikpritëse e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve ka “lënduar” popullaritetin e saj. Si pjesë e strategjisë elektorale të CDU-së (Lidhjes Kristiane Demokratike) është për t’u argumentuar qëndrimi i Merkelit për “dyert e hapura”, që është tashmë një gjë e së kaluarës.
“Viti 2015 ishte viti i ndihmës humanitare për njerëzit në situata të dëshpëruara. Në vitin 2016 kemi reduktuar në mënyrë dramatike numrin e refugjatëve dhe hodhëm themelet për integrimin e atyre të cilëve iu është dhënë azil. Tani fokusi është në dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë”, tha Altmaier Bild. ”
Sipas DW, shumë prej tyre iu mohua e drejta për të qëndruar në Gjermani dhe nuk largoheshin nëse nuk i dëbonin. Por kushtetuta gjermane, si dhe ligjet ndërkombëtare, e ndalon kthimin pas të tyre në vendet ku ata janë në rrezik. Kjo do të thotë se qeveria duhet të tregojë se vendet e origjinës janë të sigurt në mënyrë që ata ta kenë ndërgjegjen e pastër.
Sipas të dhënave në dispozicion, 3/4 e aplikantëve për azil në vitin 2016 erdhën nga Siria, Afganistani apo Iraku dhe 96% e aplikantëve nga Siria janë konsideruar në nevojë për mbrojtje në vitin 2015. Në të kundërt, sipas shifrave të qeverisë gjermane, numri më i madh i azilkërkuesve të dëbuar në gjysmën e parë të vitit 2016 kanë qenë shqiptarë, kosovarë dhe serbë. Këta vende konsiderohen si “vende të sigurt të origjinës” dhe më pak se 1% e njerëzve që aplikuan për azil nga atje iu dha mbrojtje nga qeveria gjermane në vitin 2015.
Ndërkohë, qeveria federale është përballur me kundërshtimin nga 16 shtetet e krahut të majtë të Gjermanisë, të cilat janë përgjegjëse për kryerjen e dëbimeve.
Në një deklaratë, Günter Burckhardt, shefi ekzekutiv i grupit të advokimit pro-azilantëve, ka thënë: “Tregtia e parave dhe mbështetja ushtarake për të rikthyer pas refugjatët është një grimë e pamoralshme pazaresh që i vë në rrezik jetën atyre që kërkojnë mbrojtje”.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës