Kompleksi më i madh në det me energji të erës i ndërtuar në detin Balltik, në gjendje që të furnizojë me energji 400 000 shtëpi, filloi nga puna.
Kompleksi “Arkona” përbëhet nga 60 turbina ere dhe ndodhet rreth 35 kilometra në verilindje të ishullit gjerman të Ruegen.
Ky projekt i përbashkët mes gjigantit gjerman të furnizimit me elektricitet “Eon” dhe grupit norvegjez “Equinor” kushtoi 1,2 miliardë euro për t’u ndërtuar dhe u deshën 14 muaj për t’u përfunduar.
“Arkona”, që ka një kapacitet prej 385 megavatësh, është kompleksi i katërt me energji ere i Gjermanisë në brigjet balltike.
Gjermania synon që të ketë 65% të energjisë elektrike të prodhuar nga energjitë e rinovueshme si era, dielli dhe bioenergjia deri në vitin 2030, si dhe 80% deri në 2050.
Burimet e rinovueshme aktualisht prodhojnë 38% të nevojave elektrike të vendit./atsh
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...