Gjermania raportoi të mërkurën 80,430 raste të reja me coronavirus – shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë – derisa varianti shpërthen në një popullsi me shkallë më të ulët vaksinimi se disa pjesë të tjera të Evropës.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, rekordi i mëparshëm ditor, ishte më 26 nëntor, nga ku u regjistruan më shumë se 76 mijë raste.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 7.6 milionë, ndërsa kanë vdekur deri më tani nga virusi më shumë se 114 mijë persona.
Pak më pak se 75 për qind e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, tregojnë shifrat e fundit nga Instituti Robert Koch.
Një tjetër vend që regjistroi shifër rekorde të rasteve është edhe Bullgaria. Vendi më 11 janar, ka raportuar 7,062 infeksione, bazuar në të dhënat e Worldometer.
Shifra e regjistruar në Bullgari është më e larta e raportuar në vend që nga fillimi i pandemisë.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se deri në mes të muajit mars, mund të infektohen më shumë se gjysma e evropianeve nga varianti Omicron. /Telegrafi/
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...