Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në qytezën Hof në Bavari, thanë prokurorët të premten.
I dyshuari, 27 vjeç, i kishte siguruar dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë.
Ai planifikonte të vriste ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, të cilët e kalonin kohën e pushimit të drekës atje, si dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thuhet në njoftimin e prokurorëve.
“Me këtë veprim, i akuzuari donte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi të pasigurisë në mesin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
Gjermania ka vendosur t’i ashpërsojë kontrollet kufitare pas sulmeve vdekjeprurëse me thikë rishtazi, ta cilat u kryen nga azilkërkues të dyshuar.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor, Solingen, ku u vranë tre njerëz në gusht./rel
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...