Një 37-vjeçar ka humbur jetën dhe një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident me fishekzjarrë gjatë festimeve të Vitit të Ri në perëndim të Gjermanisë.
Sipas medieve të huaja, dy burrat po festonin vitin e ri me një grup prej 10 personash kur aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes.
Sipas dëshmitarëve, pak pas mesnate dy personat janë ndarë nga grupi.
Dëshmitarët më pas dëgjuan një zhurmë të fortë dhe më vonë i gjetën në tokë të plagosur rëndë. Shërbimet e urgjencës u thirrën në orën 00:19 të së shtunës.
Dhe siç thuhet më tej, 37-vjeçari vdiq pavarësisht tentativave për ringjallje në vendin e aksidentit në lagjen Hüchel të Hennef në shtetin gjerman të Nordrhein Westphalia. Ndërsa 39-vjeçari u dërgua në spital me plagë të rrezikshme për jetën.
Ndërkohë në Berlin 12 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën nga një tjetër shpërthim fishekzjarrësh në një festë private të Vitit të Ri.
Të gjithë personat e plagosur, më i riu prej të cilëve 11 vjeç, u desh të dërgoheshin në spital për trajtim. /Telegrafi/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës