Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, pas një takimi virtual me 26 homologët e saj të BE-së.
“Komisioni Europian tashmë ka bërë disa punë teknike paraprake, por do të duheshin edhe tre muaj për të zhvilluar një çertifikatë të tillë dixhitale”, tha ajo.
“Kjo mund të hedhë bazën për udhëtimet e shtetasve të vendeve të treta në bllok”, shtoi kreu i qeverisë federale gjermane.
Merkel theksoi, gjithashtu, se për shkak të mutacioneve të virusit, vendet duhet të jenë të përgatitura për të kryer vaksinimet antiCOVID-19 për shumë vite në vazhdim.//ATSH
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...