Në Gjermani, shteti me ekonominë më të fuqishëm të Evropës, njerëzit kanë vërshuar të blejnë dezinfektues e letër higjienike, duke bërë që shitjet e tyre të rriten ndjeshëm.
“Paniku i blerjeve ka shpërthyer sërish”, deklaroi zyra gjermane e statistikave e cila llogarit që blerja e letrave të tualetit te jete rritur brenda një javë në masën 90%; dezinfektuesit 72.5 për qind dhe sapuni 62.3 për qind. Gjermania ka qenë më e suksesshme në luftën kundër koronavirusit, krahasuar me shumë shtete të tjera evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francë, por shifrat edhe atje rriten me ritëm të shpejtë javët e fundit.
Duket se ftohja e motit ka ndikuar duke shtuar rrezikun pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Për këtë arsye, qeveria gjermane është duke investuar 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Grantet do të shkojnë për përmirësim të qarkullimit të ajrit në zyra publike, muze, teatro, universitete dhe shkolla.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...