Të paktën 187 krime të lidhura me islamofobinë kanë ndodhur në Gjermani në çerekun e tretë të vitit 2019, tregoi një raport i qeverisë.
Qeveria lëshoi raportin pas një pyetjeje të parashtruar nga një grup i majtë në parlament.
Të paktën 187 krime islamofobike janë kryer në tremujorin e tretë të vitit 2019, megjithatë, qeveria tha se ky numër nuk është definitiv dhe pritet të rritet pasi mund të shtohen edhe krime të tjera. Shifrat e mëparshme po ashtu ishin rritur pas njoftimit fillestar në raportet e qeverisë.

Njëzet e pesë nga sulmet kanë vënë në shënjestër drejtpërdrejt xhamitë ose vendet e adhurimit.
Burhan Kesici, kryetari i Këshillit Islam me qendër në Berlin, tha për AA se gjuha anti-islame në Gjermani kohët e fundit është rritur dhe sulmet zakonisht kanë në cak xhamitë dhe muslimanët.
Ai u bëri thirrje të gjithë myslimanëve që të paraqesin ankesa në polici nëse përjetojnë ndonjë incident të ngjashëm dhe vuri në dukje se përgjigjja e qeverisë ndaj pyetjes parlamentare demonstron se si retorika anti-islame në vend është një çështje serioze.
Sipas një raporti të fundit nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) me qendër në Ankara, viti 2018 ishte vit i vështirë për myslimanët në Gjermani, pasi ata pësuan të paktën 678 sulme, përfshirë 40 ndaj xhamive.//AA
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve