Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga Hanau ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera janë raportuar në një lokacion të dytë.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë nga zjarri që agresorë të panjohur hapën në dy kafene në një qytet gjerman në afërsi të Frankfurtit., transmeton arbresh.info.
Mediat lokale, të cilat raportojnë për persona të vdekur dhe të plagosur, theksojnë se të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin Hanau, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Të shtënat sollën në vendngjarje një numër të madh të forcave policore, të cilët janë në kërkim të autorëve të të shtënave.
Duke mos dhënë informacion mbi viktimat, policia në një deklaratë të shkurtër tha se nuk dihet ende motivi i të shtënave.

Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga vendi ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera u raportuan në një lokacion të dytë.
Ndërkohë raportohet se agresorët, të cilët si thuhet kanë qenë 2 vetë, janë gjetur të vdekur në bastisjen që është në banesën e tyre./arbresh.info/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...