Botuesi gjerman i një edicioni special të librit të Adolf Hitlerit, Mein Kampf, thotë se shitjet e librit kanë filluar që nga viti i kaluar.
Rreth 85 mijë kopje në gjuhën gjermane janë shitur, ka theksuar botuesi Andreas Wirsching, transmeton arbresh.info.
Wirsching që është edhe drejtor i Institutit të Historisë Bashkohore në Mynih ka theksuar se në fund të janarit ky institucion do të fillojë ribotimin. Sipas tij, libri përmban shënime kritike nga dijetarët.

Ndryshim nga botimet e mëparshme është se në kopertinën e librit nuk do të shfaqet fotografia e Hitlerit dhe svastika, simbol i cili është i ndaluar në Gjermani.
Vendimi për ribotimin e librit është kritikuar nga grupet çifute. Mein Kampf u botua fillimisht në vitin 1925 – tetë vjet para se Hitleri të vinte në pushtet./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...