Gjermanët i besojnë më shumë policisë dhe shkollave, sesa bankave apo koorporatave të mëdha mediatike.
Të dhënat janë publikuar pas një sondazhi të kryer në lidhje me besimin që kanë gjermanët me institucionet e vendit, transmeton portali arbresh.info
Gjermanët kanë besim të madh te policia, mjekët, universitetet dhe shkollat, por nuk i besojnë aq fort bankave dhe mediave, thotë sondazhi i kryer nga Forsa për RTL.
Sipas sondazhit 83 përqind e gjermanëve besojnë policinë, pasuar nga shkollat me 80 përqind dhe mjekët me 78 përqind.
Mediat televizive dhe ato të shtypura duket se nuk ua mbushin mendjen gjermanëve, pasi atyre u besojnë vetëm 30 përqind të njerëzve.
Disa polici regjionale e kanë mirëpritur lajmin, madje policia e Frankfurtit në Twitter ka shkruar: “Shumë, shumë faleminderit për besimin tuaj tek ne dhe për punën tonë! Ne do të vazhdojmë!”/arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...