Gjykata Kushtetuese në Gjeorgji ka shfuqizuar të gjitha dënimet administrative për konsumimin e marihuanës, duke e bërë ish-Republikën Sovjetike, të parën që legalizon përdorimin e kësaj droge.
Vendimi i sotëm ka të bëjë vetëm për lejimin e konsumimit të kanabisit, ndërkaq, kultivimi dhe shitja e kësaj droge do të vazhdojë të konsiderohet krim, ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.
Në vendim po ashtu është thënë se dënimi i ndonjë individi për konsumim të kanabisit, do të ishte në përputhje me Kushtetutën, vetëm nëse konsumimi i drogës, do të rrezikonte një palë të tretë.
“Sipas aplikantëve (Zurab Japaridze dhe Vakhtang Megralishvili),konsumimi i kanabisit nuk paraqet kërcënim shoqëror. Mund vetëm t’i shkaktojë probleme shëndetësore konsumuesit, duke bërë që ai/ajo të jetë përgjegjës për rezultatet.
Përgjegjësitë për veprime të tilla nuk shkaktojnë rrezik për publikun”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë.
“Gjykata Kushtetuese thekson vënien e përgjegjësisë për konsumimin e marihuanës, kur krijon një kërcënim për palët e treta. Për shembull, Gjykata do të justifikojë përgjegjësinë kur marihuana konsumohet në institucionet arsimore, vendet publike, siç ësht transporti publik dhe në prani të fëmijëve”, thuhet tutje në vendim.
Vendimi i gjykatës erdhi pas një padie nga disa aktivistë të partisë opozitare Girchi.
Në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka dekriminalizuar përdorimin e marihuanës, por, ka ruajtur dënimin administrativë, në formë të gjobave, për përdoruesit e kësaj droge.
Partia Girchi, që ka udhëhequr fushatën për dekriminalizimin e marihuanës, ka thënë se do të luftojë që përdorimi i kësaj droge të legalizohet.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...