Google ADS

Gjenerali amerikan thotë se Putin dëshiron ta shkatërroj NATO-n

20:41 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Komandanti ushtarak i SHBA-ve në Europë, Gjenerali Ben Hodges sot tha se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta  shkatërroj NATO-n.

“Unë jam i sigurt se Putin dëshiron të shkatërrojë aleancën tonë. Jo duke na sulmuar, por duke na marrë mendtë”, tha Hodges në një fjalim me liderët ushtarakë dhe politikë në Berlin, raporton gazeta britanike “Telegraph”.

Gjenerali SHBA-së foli në mbështetje të marrëdhënieve ushtarake me Mbretërinë e Bashkuar, duke shprehë shqetësimet se mund të dobësohen për shkak të shkurtimeve të shpallura buxhetore për mbrojtjen, duke thënë se Britania është aleati më i vjetër i në NATO-s dhe se do të ringjallë pozitën e saj udhëheqëse.

Duke iu referuar Putinit, Hodges ka paralajmëruar se Rusia mund të përdor llojin e luftës hibrid dhe milicinë civile e cila shihet në Ukrainë lindore, në mënyrë që të provokojë aleancën e NATO-s.

Ai vuri në dukje se në rast te ndonjë sulmi të hapur, vendet anëtare të NATO-s duhen të janë në gjendje të mbështeten në nenin 5.  Marrëveshja e Washingtonit që specifikon se një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithë aleancës së NATO-s.

“Nëse nuk do të ekzistonte neni 5, nuk do të ekzistonte as aleanca” , tha gjenerali amerikan, i cili sugjeroi se tanket e NATO-s duhet pozicionuar në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni, Rumani dhe Bullgari në kufi me Rusinë.

Ai përsëriti edhe propozimin për të dërguar armë në Ukrainë, ku liderët evropianë kanë kundërshtuar, duke thënë se ata mund të dërgojnë 1000 tanke, por jo për të sulmuar Rusinë, por që Lufta në Ukrainë ti kushtonte shtrenjtë Putinit.

“Ne do ta rrisim çmimin për Putinin. Ai tani gëzon 85 për qind përkrahje nga shtëpia. Por kur nënat ruse e kuptojnë që fëmijët e tyre do të sillen në shtëpi të vdekur, kur çmimi rritet, edhe përkrahja e Putinit do te bie” tha Hodges.

Ai akuzoi Moskën për dergimin e 12.000 trupave në Ukrainë.

Në Berlin të njëjtën kohë, sot u mbajt një takim ministror i formatit Normandik në të cilin u ra dakord për zgjatjen e mandatit të misionit të OSBE-së që monitoron marrëveshjen e armëpushimit në Minsk më 12 shkurt./arbreh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale