Gjenerali amerikan në Korenë e Jugut tha se nuk i’u beson pretendimeve të Koresë Veriore që nuk ka asnjë rast me koronavirus.
“Ky është një pretendim i pamundur bazuar në të gjithë intelin që kemi parë,” tha Gjenerali Robert Abrams, Komandanti i Forcave Amerikane Kore (USFK), në një intervistë të përbashkët me CNN dhe Zërin e Amerikës.
“Sa shumë? Unë nuk mund të ju tregoj ju por e di nga sjelljet e tyre që për 30 ditë ne muajin shkurt dhe në fillimin e marsit, ushtria e tyre ka qenë e mbyllur dhe kanë përdorur metodën drakoniane në vendkalimet e tyre kufitare dhe në informacionet e tyre.”
Koreja Veriore nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, edhe pse kufizohet me dy vendet më të prekura nga virusi, me Kinën dhe Korenë Jugore, shkruan arbresh.info
Përderisa dje u regjistrua rasti 16 me koronavirus në ushtrinë amerikane, Abrams tha se forcat ushtarake janë duke e menagjuar situatën duke e mbajtur sa më të vogël numrin e të infektuarve.
“Ne kemi parë edhe më keq por tani nuk është koha për tu vetëkënaqur. E keqja jonë sinqerisht nuk është edhe aq e keqe,” tha Abrams./arbresh.info/
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura