Trupat e shtatë emigrantëve janë gjetur në bregdet në pjesën veriore të Egjiptit.
Sipas gazetës Al-Vatan të Egjiptit, trupat e pajetë të shtatë emigrantëve egjiptianë janë gjetur në bregdetin e qytetit Matruh.
Siç raportohet, emigrantët kanë humbur jetën si rezultat i fundosjes së një varke të përdorur për emigrim të paligjshëm në ujërat jashtë qytetit Sellum, afër me kufirin libian.
Trupat e të vdekurve të cilët janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Matruh u janë dorëzuar të afërmve të tyre pasi është përcaktuar identiteti i tyre.
Fqinji i Egjiptit, Libia, përdoret nga emigrantët afrikanë si një pikënisje e rëndësishme në kalimin në Evropë./AA/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...