Mbetjet e një nëndetëse të marinës amerikane që fundosi shumicën e anijeve luftarake japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Detin e Kinës Jugore, rreth 80 vjet pasi u fundos nga forcat armike.
“USS Harder” ishte vendosur në një thellësi prej 914 metrash larg ishullit verior të Luzonit në Filipine. “Harder” u fundos në aksion më 29 gusht 1944, së bashku me ekuipazhin e saj prej 79 personash.
Sipas BBC, në një nga fluturimet e fundit luftarake, kjo anije fundosi tre destrojerë japonezë dhe dëmtoi rëndë dy të tjerë në katër ditë.
Kjo i detyroi japonezët të ndryshonin planet e tyre të betejës dhe të vononin forcën e tyre transportuese, duke kontribuar në humbjen e tyre.
Using data collected and provided by Tim Taylor, CEO of Tiburon Subsea and the Lost 52 Project, NHHC Underwater Archaeology Branch confirmed the wreck site and final resting place of USS Harder (SS 257). pic.twitter.com/7XdbBFnfJ8
— U.S. Naval History (@USNHistory) May 23, 2024
Kujtojmë në vitin 2015, miliarderi amerikan Paul Allen gjeti rrënojat e Musashi, një nga dy luftanijet më të mëdha japoneze të ndërtuara ndonjëherë, në Detin Sibuyan të Filipineve./abcnews.al/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë