Njëzet trupa të pajetë që besohet se ishin emigrantë janë gjetur në shkretëtirën e Libisë afër kufirit me Çadin, sipas autoriteteve libiane.
Në një deklaratë, Shërbimi i Ambulancës tha se trupat u gjetën brenda një kamioni 310 kilometra në jug të qytetit Kufra.
Në deklaratë thuhet se kamioni besohet të jetë prishur në shkretëtirë dhe njerëzit brenda janë lënë të vdesin.
Emigrantët, veçanërisht nga vendet subsahariane, përdorin Libinë si një pikë kalimi në rrugën e tyre për në Evropë, ku kalojnë shkretëtirën libiane në një rrugë të rrezikshme përpara se të marrin një rrugë tjetër vdekjeprurëse në Mesdhe në kërkim për një jetë më të mirë dhe më të sigurt./bw/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira