Aktivistët kundër gjuetisë së kafshëve të egra në Norvegji kanë reaguar ashpër pasi njerëzit e pasur po ofrojnë të holla për të mbytur drerë që jetojnë në këtë pjesë të Evropës.
Në disa fotografi të publikuara në internet shihen disa drerë të vrarë dhe gjuetarët duke qëndruar pranë tyre me pushkë gjuetie.

“Nuk ka justifikim për vrasjen e kafshëve për gëzofin e tyre në çfarëdo periudhe të vitit, por t’i festosh Krishtlindjet duke e vrarë drerin e babadimrit vërtet nuk shkon me këtë stinë të vullnetit të mirë”, tha Nick Ëeston, aktivist kundër sporteve mizore.
“Kur do të mësojmë se kafshët nuk janë mallra dhe t’ua japim atyre dhuratën e jetës në vend se t’i vrasim”, shtoi ky aktivist.

Përpos në Norvegji, këta gjahtarë shpesh shkojnë për gjah edhe në Skoci, Angli, Francë, Spanjë, pjesë të ndryshme të Afrikës dhe Argjentinë.
Pavarësisht shqetësimeve të aktivistëve, besohet se në Norvegji jetojnë rreth 200 mijë drerë të këtij lloji dhe ata nuk janë në rrezik nga zhdukja, shkruan “Daily Mail”
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...