Kreu i OBSH-së premtoi sot se do të bënte gjithçka për të zbuluar origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke hedhur poshtë akuzat se agjencia e KB-së i përkulet së tepërmi vullnetit të Kinës.
“Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për ta njohur atë”, premtoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, agjencia e të cilit shpreson të dërgojë së shpejti një ekip shkencor ndërkombëtar në terren, në rajonin kinez të Wuhan, i konsideruar si djepi i pandemisë .
“Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ai.
“Pozicioni i OBSH-së është shumë, shumë i qartë, ne duhet të dimë origjinën e këtij virusi, sepse ai mund të na ndihmojë të parandalojmë epidemitë në të ardhmen”, tha Ghebreyesus.
Ekipi ndërkombëtar i përbërë nga dhjetë shkencëtarë të njohur në fushat e tyre të ndryshme të ekspertizës ka për mision të kthehet në origjinën e virusit dhe të dijë se si ai u transmetua te njerëzit, por ende nuk ka mundur të udhëtojë në Kinë, atje ku pandemia filloi në fund të vitit 2019./abcnews.al/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...