Gazi kimik në Siri, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban seancë emergjente

00:15 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Këshilli i Sigurimit të OKB-së po planifikon të mbajë një seancë emergjente, ku pritet të diskutohet për një sulm të dyshuar me gaz helmues në periferinë lindore të Damaskut.

Aktivistët e opozitës dhe shpëtuesit lokalë thonë se të paktën 40 vetë kanë vdekur, transmeton portali arbresh.info

Qeveria siriane ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato trillime, megjithatë grupet e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e OKB-së thonë se taktika përbën zhvendosjen e detyruar.

Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok ka kërkuar hetim të menjëhershëm, ndërkaq Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar forcat qeveritare siriane dhe ka paralajmëruar se ata “do të paguajnë çmim të madh”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale