Izraeli dhe Hamasi vijojnë akuzat ndaj njëra tjetrës për luftën në Gaza, teksa qindra mijëra njerëz, përballen çdo ditë me jetesën e vështirë në tendat që janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre.
Tendat tani shtrihen në pothuajse çdo cep të Qytetit të Gazës, duke zëvendësuar ndërtesat dhe lagjet e bombarduara. Shumë prej tyre janë të shënuara me logot e agjencive të OKB-së ose organizatave të tjera të ndihmës.
Palestinezët tregojnë për Associated Press se përballen çdo ditë me kushte jot ë mirë: pluhuri që ngrihet nga çdo anë dhe zhurma që i lë çdo natë pa gjumë. Ata kërkojnë vetëm një strehë të sigurt për fëmijët e tyre.
Ndërkohë në terren dhe në distancë, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëra tjetrën se qëllojnë ndaj civilëve. Zëvendësministrja e Jashtme izraelite Sharren tha grupi militant palestinez ka qëlluar mbi civilët.
Zyrtarët dhe dëshmitarët palestinezë të shëndetësisë thonë se forcat izraelite qëlluan mbi njerëzit ndërsa ata po shkonin drejt një vendi për shpërndarjen e ndihmave të martën, duke vrarë të paktën 27 persona, në incidentin e tretë të tillë brenda tre ditësh.
Të shtënat pothuajse të përditshme kanë ardhur pasi një fondacion izraelit dhe i mbështetur nga SHBA-të krijoi pika shpërndarjeje ndihmash brenda zonave ushtarake izraelite, një sistem që thotë se është projektuar për të anashkaluar Hamasin.
Kombet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë sistemin e ri, duke thënë se ai nuk adreson krizën në rritje të urisë në Gaza dhe i lejon Izraelit të përdorë ndihmën humanitare si armë./abcnews.al
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...