
German Economy Minister Sigmar Gabriel addresses a news conference in Berlin Germany, December 19, 2016. REUTERS/Fabrizio Bensch
Këmbëngulja e Gjermanisë për masat shtrënguese në eurozonë ka lënë Evropën më e ndarë se kurrë dhe ndarja e BE-së nuk është më koncept i paimagjinueshëm, ka thënë zv.kancelari gjerman Sigmar Gabriel për Der Spiegel.
Gabriel, partia e të cilit është aleate me partinë e kancelares Angela Merkel, tha se fakti që vendet si Franca dhe Italia kërkojnë deficitetet e tyre fiskale paraqet rrezik politik, transmeton arbresh.info.
“Njëherë e kam pyetur kancelaren, se sa do t’i kushtojë Gjermanisë nëse Franca do të të lejohet të ketë një gjysmë pikë përqindje më shumë në deficit, ose nëse Marine Le Pen do të bëhet president?”, tha ai.
“Deri me sot ende nuk kam marrë përgjigjje”, ka shtuar ai.
SPD pritet të zgjedhur Gabriel, kryetarin e tyre të gjatë i cili është gjithashtu Ministër i Ekonomisë. I pyetur nëse do të fitonte më shumë duke transferuar më shumë të holla gjermane në vendet tjera të BE-së, Gabriel u përgjigj:”Unë e di se ky diskutim është jashtëzakonisht jopopullor”.
“Por, unë gjithashtu e di gjendjen e BE-së. Ndarja e BE-së nuk është më koncept i paimagjinueshëm”, shtoi ai.
“Se a duhet të ndodhë…fëmijët dhe nipërit tanë do të na mallkojnë, sepse Gjermania është përfituesi më i madh i komunitetit evropian, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht”, theksoi ai./Arbresh.info
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit