Gjatë një vizite në Pekin, Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka deklaruar para gazetarëve se Rusia, Kina dhe SHBA-të duhet të punojnë së bashku për zgjidhur krizën e Koresë Veriore, përndryshe “fëmijët tane do të rriten në një botë shumë të rrezikshme”.
Gabriel ka vizituar Pekinin me rastin e hapjes së një ekspozite të artistëve gjermanë dhe për të zhvilluar bisedime me homologun e tij kinez, Yang Jiechi rreth krizës në gadishullin Korean, transmeton portali arbresh.info
“Është e qartë se një strategji e dyfishtë e presionit dhe dialogur ndaj Koresë Veriore është mëse e ne nevojshme. Pa bashkëpunimin e Kinës, Rusisë dhe SHBA-ve nuk ka zgjidhje dhe nëse nuk gjindet në zgjidhje fëmijet tanë janë të rrezikuar”, tha ai.
“Kjo situatë është problem global, dhe jo vetëm një problem që i përket Kinës dhe Rusisë”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje se Kina është në një pozicion veçanërisht të pasigurtë, duke pasur frikë se presioni shumë i madh do të shkaktojë që qeveria e Koresë së Veriut të shembet drejt në pragun e saj. Megjithatë, është e nevojshme për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore, sepse nëse Koreja e Veriut bëhet një fuqi bërthamore, Japonia dhe Koreja e Jugut mund të përpiqen të ndjekin.
Tensionet me Korenë Veriore janë rritur ndjeshëm pas testimit të gjashtë të raketës balistike, e cila përfundoi në ujrat japoneze./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...